11 Dhjetor, 2018

Pse familja mbretërore nuk i ndërron asnjëherë këpucët? Mbretëresha ka 50 vjet me të njëjtin stil


Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle kanë një gardërobë të madhe me veshje të stilistëve të ndryshëm, por kanë diçka që ata e ndryshojnë shumë rrallë.

Duke marrë shembull nga Mbretëresha, e cila ka 50 vjet që vesh të njëjtin stil këpuce, edhe pjesëtarët e familjes mbretërore si femrat ashtu edhe meshkujt, duket se qëndrojnë në të njëjtën linjë vit pas viti.

Madje edhe pjesëtarja më e re, ajo që shihet në evente të ndryshme me fustane të kushtueshme, kur vjen puna te këpucët mban të njëjtin model në të shumtën e rasteve.

Edhe bashkëshortët e tyre, Prince William dhe Harry veshin këpucë të zeza për raste zyrtare ose çizme ngjyrë kafe gjatë pjesë tjetër të kohës.

Karine Laudort, e cila është komentuese e ekspertëve të modës, ka thënë për “Female” se ka gjithçka ka të bëjë me prakticitetin. Ajo ka shtuar se është më e lehtë që të kesh një stil praktik dhe neutral, siç janë edhe këpucët e lakuara që Kate i vesh gjithmonë.

“Të gjithë e dinë se familja mbretërore ka rregulla strikte në veshje, që askush nuk mund të kundërshtojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për këpucët”, ka vijuar Karine.

Kjo e fundit ka thënë se kur vjen puna te zgjedhja e ngjyrës është më e lehtë të shkosh për nude dhe të zezë, duke qenë se janë më të kombinueshme me veshjet e ndryshme.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al