4 Tetor, 2019

“Prova që pa gdhirë”. Valer Kolnikaj tregon ‘torturat’ e “Dance with me”


Ai është ndër personazhet më karizmatikë të shoëbizit shqiptar. Ish-banori i ‘Big Brother Albania’, Valer Kolnikaj është bërë së fundmi pjesë e spektaklit të kërcimit ‘Dance with me’, nën moderimin e Alketa Vejsiut.

 

Përveç profesionit të mjekut, e kemi parë gjithë këtë kohë që Valeri ka pasion ekranin. Tashmë si pjesë e një spektakli kërcimi, duket se ai po punon fort për të arritur rezultate të kënaqshme.

Në ‘Instastory’ Valeri ku shihet me Alba Hoxhen e tregon ‘torturat’ apo sakrificat që po bën për të mësuar të kërcejë e të performojë siç duhet në spektakël.

“Prova që pa gëdhirë. Duhet punë e disiplinë për të merituar kupën’, shkruan ai në foto.

Partnerja e tij në kërcim është gazetarja dhe moderatorja Stela Kotri.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al