10 Maj, 2018

Profesoresha e kritikon për xhinset e shkurtra, studentja prezanton temën e diplomës me të brendshme (FOTO)


Një studente e Universitetit të Kornellit është detyruar që të prezantojë tezën e saj me mbathje, pasi profesoresha e kritikoi për xhinset e shkurtra që ajo kishte veshur.

Ajo është Letitia Chai, e cila në shenjë proteste ndaj profesoreshës Rebekah Maggor, i hoqi rrobat përpara të gjithëve. Një javë më parë, teksa Chai ka qenë duke bërë provën e prezantimit, Maggor i kishte thënë: “Seriozisht do e prezantosh me këto xhinse? Janë shumë të shkurtra. Meshkujt nuk do e kenë mendjen te prezantimi, por te trupi yt”.

E ishte pikërisht kjo arsyeja se pse ajo u zhvesh gjatë prezantimit, duke lënë me gojë hapur të pranishmit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al