24 Nëntor, 2021

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas ndahen? Aktorja zgjedh mënyrën më të bukur për të treguar se këngëtari është i saj


Aktorja e famshme, Priyanka Chopra ka reaguar pas thashethemeve se ajo dhe këngëtari, Nick Jonas ishin ndarë.

nick jonas chopra6

Spekulimet nisën pasi Priyanka hoqi mbiemrin e bashkëshortit të saj nga rrjeti social Instagram.

Ndërsa u raportua se çiftin kishin “tensione” në marrëdhënien e tyre.

nick jonas chopra5

Por aktorja i dha fund dyshimeve, duke bërë të qartë se Nick Jonas është i saji.

Pasi këngëtari publikoi një video duke u stërvitur, ajo bëri “like” postimin e tij dhe komentoi: “Dreqin! Sapo vdiqa në krahët e tu… ? ? ❤️”

nick jonas

Chopra dhe Jonas për shkak të punës së tyre i duhet që të jetojnë edhe në distancë. Në një intervistë për ELLE UK, aktorja foli për mënyrën se si arrijnë ta menaxhojnë martesën në distancë.

nick jonas chopra4

“E shohim njëri-tjetrin çdo javë. Kudo që jemi nëpër botë, ne udhëtojmë drejt njëri-tjetrit të paktën 1 herë në muaj dhe qëndrojmë për disa ditë. Ishte rregulli unë kur u martuam. Përndryshe s’do shiheshim kurrë”, rrëfeu ajo.

nick jonas chopra3

Aktorja foli edhe për fejesën e tyre, disa muaj pasi nisën lidhjen në vitin 2018: “S’e prisja të më propozonte në atë moment. Ishin dy muaj.”

/Panoramaplus.al

nick jonas chopranick jonas chopra1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al