18 Shtator, 2019

“P*rdhët e juaja, deri dje rrije me 500 lekë në xhep”, Bes Kallaku i kthehet ndjekësit: Ta ka qejfi ty… (FOTO)


Ju kujtohet videoja e publikuar nga Bes Kallaku, teksa mundohej të hapte një shishe shampanjë me anë të thikës? Aktori i njohur në vend që t’i hiqte tapën siç duhet, ai e theu të gjithë shishen.

Së fundmi, Besi e ka vështirësuar akoma më shumë sfidën. Në një video të publikuar një ditë më parë në “Instagram”, ai shihet duke hapur shishen e shampanjës me anë të një tasi kuzhine.Videoja u pëlqye shumë nga ndjekësit e tij dhe qeshën shumë me të.

 

View this post on Instagram

 

Me te bukurat e vitit hahahahaah @paneamoreefantasiafirenze

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


Por ka patur edhe nga ato komentues që janë shprehur të pakënaqur për këtë video dhe shprehen se Besi po shet mend.

“P*rdhet e juja, deri dje rrije me 500 lekë në xhep tani hap shampanja me p*rdhë”, i komenton ndjekësi në videon e tij.

 

View this post on Instagram

 

Aiiiii ça tersi moooojjjj ??? @xhensilamyrtezaj @paneamoreefantasiafirenze

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


Komenti është lexuar nga aktori i humorit, i cili nuk ka përtuar që t’i përgjigjet ndjekësit. “Po ça t’boj o zemra, të rri të hap shishet e dhallës vetëm pse ta ka qefi ty????”, shkruan ai me ironi.

Për të mos e lënë me kaq, Besi ka publikuar edhe një tjetër video, ku kësaj here shfaqet me një tenxhere teksa mundohet që të hapë sërish një shishe shampanje.

Në fakt aktori nuk ia arriti qëllimit, prandaj një tjetër person e hapi shishen e shampanjës menjëherë.

 

View this post on Instagram

 

Me dajre me loder @paneamoreefantasiafirenze

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al