26 Dhjetor, 2017

Prapaskenat e Festivalit të Këngës në RTSH, ja ç’ndodhte mes këngëtarëve (Video)


Festivali i Këngës në RTSH, kurorëzoi mbrëmjen e së shtunës fituesin e tij. Eugent Bushpepa me këngën ‘’Mall’’ ishte i zgjedhuri i jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht në Eurovizion në pranverën e vitit që po vjen. Si një ngjarje e përmasave të tilla artistike, por edhe nga rëndësia e Eurovizionit festivali ka pasur reagime dhe kundëreagime.

Të parët që reaguan ishin dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, më pas Redon Makashi dhe mbrëmjen e sotme edhe Manjola Nallbani e cila në një formë shpreh pendesë për pjesëmarrjen e saj në festival dhe thotë se fituesi ishte zgjedhur 20 ditë para fillimit të kompeticionit. Por me gjithë këtë zhurmë në rrjetet sociale, media dhe në rrethet e këngëtarëve, regjisori Pali Kuke dhe prezentatori Adi Krasta kanë publikuar një video me momentet më të bukura në prapaskenë , sekuenca gjatë ditëve të provave, ku mes këngëtarëve nuk mungojnë batutat dhe skenat plot humor./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al