8 Nëntor, 2022

Post Malone ndërpret koncertin, reperi bën gjestin emocionues për dy fanset e tij


Gjatë koncertit në Climate Pledge Arena të Seattle të shtunën mbrëma, këngëtari Post Malone ftoi në skenë dy fanse gra dhe kreu një ‘ceremoni martesesore’ për çiftin para të gjithë publikut .

Në një video të TikTok të postuar nga përdoruesi Heidi Lavon të dielën, Malone qëndroi në skenë me dy fansat dhe fillimisht piu një cigare përpara se të mësonte emrat e tyre – Jana dhe Randee – dhe rastësisht pyeti: “A ju a keni ndonjë gjë që dëshironi t’i thoni njëri-tjetrit, si për shembull premtime?”

Reperi e udhëzoi Janën të shkonte e para dhe ndërsa fjalët e saj nuk dëgjohen qartë në klip, Randee duket e prekur emocionalisht nga fjalimi.

Randee mbuloi fytyrën dhe bërtiti: “As nuk di çfarë të them! Jam shumë nervoze!”

Malone më pas i pyeti të dyja gratë nëse pranojnë me njëra-tjetrën “për tu martuar “, për të cilën të dyja u përgjigjën: “Unë pranoj”.

“Mund ta puthni partneren tuaj tani”, i tha ai çiftit, të cilët morën duartrokitje  të madhe nga publiku.

“Në sytë e hapësirës, ​​unë i deklaroj këta të dy të martuar ligjërisht,” tha Malone, duke bërë shaka. Pasi ceremonia ishtë jozyrtare.

Të dyja gratë postuan një video të momentit në faqet e tyre përkatëse në Instagram, me Randee duke shkruar në një mbishkrim të përbashkët: “E mahnitshme për të marrë bekimin e Posty. Unë ngriva, Jana ishte e lezetshme. Faleminderit për durimin që kishe me mua. Dhe faleminderit, zemra ime, që e manifestove këtë!”

Në fund të videos, ajo i bëri një gjithashtu një ftesë publike krijuesit të hitit “Sunflower”. “Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të parë nëse mund ta bëjmë Posty të vijë në dasmën tonë në mars,” tha ajo, duke bërë që ndjekësit ta etiketojnë atë në komente. “Urime Jana dhe Randee. Ju dua djema.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al