18 Prill, 2018

Policja seksi që “çmendi” kolegët me fotot nga pushimet


Leanne Carr ishte nën hetim për sjellje të keqe, ndërsa në këtë situatë kishte marrë edhe një leje prej 7-muajsh pasi ndjehej e stresuar, por sërish situata nuk është aspak e qetë.

Rreshterja nga Lincolnshire të Anglisë edhe pas pushimeve duket se sërish nuk është në një situatë të qetë. E kjo nga postimet që ka bërë në rrjetet sociale.

Në kohën që ajo ishte me pushime dhe nën hetim, ajo publikoi fotografi nga Tajlanda, Qiproja, Austria dhe Afrika e Jugut. Për këtë arsye, “Daily Mail” shkruan se kolegët e saj janë zemëruar me të pas publikimit të fotove.

Megjithatë një zëdhënës i policisë u shpreh se oficerët që marrin leje për probleme shëndetësore mund të shkojnë edhe me pushime.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al