8 Dhjetor, 2018

Policia prangosi gruan shtatzënë pak orë para se të sillte në jetë foshnjën, tani 27-vjeçarja…


Një grua, e cila pretendon se gjatë kohës që do të sillte në jetë foshnjën e saj është detyruar që të prangoset në shtratin e spitalit, ka paditur policinë e Nju Jorkut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin shkurt, ndërsa tani është dorëzuar padia ndaj tyre në gjykatë.

Mediat amerikane shkruajnë se këmbët e 27-vjeçares u prangosën për të paktën një orë në sallën e lindjes më 8 shkurt. Edhe pse mjekët i thoshin oficerëve të policisë se një veprim i tillë është i paligjshëm, ata vepruan po njësoj.

Gruas, e cila identifikohet si Jane Doe, ia hoqën prangat pas 9-orësh, kur në spital mbërriti një gjykatës. Ky i fundit e njoftoi se është hedhur në gjyq për shkeljen e një urdhri mbrojtës prandaj policët e kishin prangosur.

“Nuk kishte nevojë urgjente që ajo të arrestohej atë ditë. 27-vjeçarja ishte frikësuar për veten dhe foshnjën e saj. Ajo kishte frikë se mund të linde e vetme, pa asnjë ndihmë mjekësore. Gjithashtu ishte e tmerruar se pas lindjes, policia e Nju Jorkut mund t’i merrte fëmijën”, thuhet në padi.

Kufizimi fizik ndaj grave shtatzënë gjatë lindjes ndalohet me ligj nga shteti i Nju Jorkut që prej vitit 2009.

Ndërkohë Donna Lieberman, drejtoreshë ekzekutive e Unionit të Lirive Civile të Nju Jorkut, tha se kjo tregon dështime të shumta nga ana e policisë së vendit.

“Kjo çështje ngre problemin e jo vetëm të Departamentit të Policisë që nuk respekton të drejtat e grave, por që nuk ka sistemet që çdo organizatë e mirëfilltë duhet të mësojë nga gabimet e tyre”, tha Lieberman.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al