14 Gusht, 2018

Policë dhe helikopterë rrethuan rezidencën e Rihanna-s, çfarë ndodhi?


Pasditen e së hënës, një pjesë e mirë e forcave amerikane ka mbërritur në rezidencën e këngëtares së famshme, Rihanna, pasi ra alarmi i banesës. Fqinjët lajmëruan autoritetet përkatëse duke menduar se dikush kishte hyrë me dhunë.

Policia ka thënë për TMZ se pasi shkuan aty kuptuan se alarmi ishte aktivizuar aksidentalisht. Gjithashtu ata njoftuan se këngëtarja e hitit “Ubmrella” nuk ishte në shtëpi kur kanë mbërritur autoritetet dhe helikopterët.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin maj policia vuri në pranga një person të quajtur Eduardo Leon, i cili kishte hyrë me dhunë duke pretenduar marrëdhënie seksuale nga këngëtarja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al