7 Shtator, 2019

Po thurin plane kundër Marinës? Getoari ka diçka për t’iu thënë Ermalit dhe Luanës (FOTO)


Një ditë më parë, moderatori i njohur Ermal Mamaqi, zbuloi se ka vendosur që për pak kohë të shkëputet nga televizioni.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai falënderoi të gjithë stafin e “Xing me Ermalin” dhe shprehej se po punohet për një sezon të ri në “Tv Klan”, i cili me gjasa do të nisë transmetimin në muajin janar.

Por më pas, Ermali ka bërë një tjetër postim që i bëri të gjithë të dyshojnë. Ai ndau me ndjekësit e tij të shumtë një fotografi ku shfaqet së bashku me moderatoren, Luana Vjollca.

“Duke thurur plane! Ndoshta kundër Marinës”, shkruan Ermali krahas kësaj fotoje, pa dhënë asnjë detaj tjetër, por duke lënë të kuptohet se mund të punojnë për ndonjë projekt të përbashkët.

“Ç’të thotë vllai jot”, i përgjigjet Luana. Ndërkohë ky status është komentuar edhe nga Marina Vjollca e bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi.

“Ahhah” shkruan shkurt Getoari, ndërsa nga ana tjetër Marina qesh dhe i thotë Ermalit “ngatërrestar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al