11 Gusht, 2017

“Po të kërkoj dorën, a je dakord?”, Gena i propozon për martesë këngëtares së njohur në mes të skenës


Pas divorcit nga bashkëshortja e parë me të cilën ka dy vajza, këngëtari i njohur i
skenës shqiptare Gena nuk ka nguruar të bëjë publike marrëdhënien me partneren
e tij të re, Lorenën, e cila tani është bashkëshortja e tij.

Por ndonëse të gjithë e dinë këtë fakt, Gena i ka lënë të gjithë gojëhapur në një koncert në Gjakovë, ku performoi së bashku me kolegen e tij Genta Ismajlin. Në videon e siguruar nga “Xing.al”, këngëtari shihet teksa ulet në gjunjë në mes të skenës, duke i marrë dorën Gentës.

“Genta Ismajli sot po ta kërkoj dorën për martesë. A je dakrod?”- i ka thënë Gena këngëtares, e cila e vënë disi në siklet, iu përgjigj: “Po Gena”.

1c1099c1b83c52bcc20391783e7215b0700cbdff0f8ab033b9f7e6d7d130f3753b03517d79fcadd5c031217e89c489c39f16d80e6f7f67591466c01e76c5bf9f32f136c3ebd82e4caf2dd62f513ed385

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al