25 Shtator, 2020

“Po të bëj të qash”- Pas lindjes së vajzës, Zayn Malik rrëfen marrëdhënien me supermodelen Gigi Hadid në këngën e re


Zayn Malik ka nxjerrë këngë të re vetëm disa orë pasi njoftoi se është bërë babai i një vajze ‘të shëndetshme dhe të bukur’.

Të enjten, 27-vjeçari publikoi këngën e re “Better” që i dedikohet marrëdhënies së tij me supermodelen Gigi Hadid.

Çifti janë në një marrëdhënien prej 5 vitesh dhe lidhja e tyre është shoqëruar me ndarje e ribashkime.

Ish ylli i One Direction këndon rreth “shanseve të dyta”, pasi u ndanë për një periudhë të shkurtër.

‘Vetëm këtë një herë, dëgjo atë që unë po përpiqem të them / Dije që mund të mos ndihesh në të njëjtën mënyrë,”- këndon Zayn. ‘Por unë të dua / të them, të dua.”

Në mars 2019 çifti u ndanë dhe Gigi Hadid u lidh me Tyler Cameron.

Megjithatë marrëdhënia e 25-vjeçares me modelen nuk zgjati shumë pasi ajo u rikthye në krahët e Zayn.

Çifti u kthyen bashkë në janar dhe në festën e ditëlindjes së Gigi Hadid njoftuan se do bëheshin prindër për herë të parë.

“Më lëndoi aq keq që nuk e bëra kur kërkove më shumë / Babai yt ndoshta më do më shumë se kurrë ndonjëherë / Për shkak se unë më në fund ia dola,”– këndon ai.

Babai i Hadid, Mohamed, ka luajtur një rol kryesor gjatë shtatzënisë së modeles, përpos nënës së saj, Yolandas me të cilën çifti qëndroi në fermën e saj në Pensilvani.

Ndërkohë i drejtohet të dashurës në tekstin e “Better” me fjalët: “Pse? Pse të presim për të luftuar?/ Le ta provojmë/Ose do të them lamtumirë nëse është e drejtë/A mund t’i ruajmë lotët në sytë e tu?/Po të bëj të qash/Pse të presim të urrehemi, a mund ta ruajmë dashurinë?”

Çifti u bënë prindër për herë të parë këtë fundjavë. Ndërsa nuk zbuluan emrin e vajzës së tyre.

Ata e kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes së mediave, madje dhe në rrjetet sociale janë treguar të rezervuar duke postuar rrallë foto me njëri-tjetrin.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al