24 Janar, 2020

“Po shijojmë dashurinë”- Rudina Dembacaj flet për planet për martesë me Mark Frrokun dhe fëmijë: E kemi marrëdhënien familjare dhe…


Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me ish-deputetin Mark Frroku, ku ka treguar se po jeton ditët e saj më të mira.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ndërsa u pyet rreth planeve për martesë, aktroja tha se sigurisht që do të shkojnë drejt asaj dite, por theksoi se nuk është pjesë e planeve të afërta të çifti dhe se aktualisht po shijojnë dashurinë.

rudina

Po shijojmë dashurinë, por na ha shumë kohë edhe biznesi. Për fatin tim të mirë edhe Marku e quan fat edhe unë e quaj fat, unë e dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi. Nuk është që kemi diskutuar pa fund për këtë, ne e kemi marrëdhënien familjare që tani, por sigurisht që do martohemi. Do bëjmë dasmë dhe sigurisht edhe fëmijë”, u shpreh ajo.

rudina markurudina dembacaj3rudinaRudina-Dembacajjac

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al