29 Qershor, 2018

“Po rrisim një brez ku*vash”, shkrimi që pushtoi rrjetin në pak orë. Plas debat i gjerë në web


Një artikull provokues në një tabloid popullor rus, trondit femrat, pasi në këtë shkrim ato cilësohen si  ‘ku*va’ për mikpritjen dhe romancën e tyre me tifozët e huaj gjatë Kupës Botërore, shkrim ky që ka hasur në shumë kritika dhe në debate.

Pjesa e diskutueshme, ishte që në titull të shkrimit, i cili ishte:  “Koha e k*rvave:  gratë ruse poshtërojnë  vendin e tyre dhe veten gjatë Botërorit”, çka i ka sjellë  “Moskovsky Komsomolets” më shumë se gjysmë milion klikime në më pak se një ditë dhe duke u ripublikuar gjerësisht në mediat sociale.

Autori, Platon Besedin, shkruante se, ndërkohë që trajnerët dhe futbollistët vlerësuan organizimin e Kupës së Botës, dhe tifozët që e kanë vizituar Rusinë  pretendojnë se, të jetë një vend i tmerrshëm me gratë ruse po punojnë shumë për të ruajtur stereotipin e trishtuar që “ato janë për shitje”.

“Jo të gjithë janë të tillë, natyrisht, por delja e zezë sjell turp në të gjithë tufën. Dhe le të jemi të sinqertë, ka mjaft  dele të zeza”, pohoi Besedini, duke shtuar se mediat sociale janë plot me video mes s tifozëve të huaj dhe grave vendase, të cilët “sillen si shtylla të vjetra me përgjegjësi të ulët sociale”.

“Ne kemi ngritur një brez “ku*rvash”,  gati për të  hapur këmbët e tyre për të huajt. Dhe nëse ata  u kanë dhënë  qoftë edhe një dollar, atëherë është absolutisht e përkryer për to,” tha ai.

Burimi: RT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al