9 Mars, 2019

Po ndahet nga muzikanti? Aktorja e famshme turke flet herë të parë për divorcin (FOTO)


Aktorja e famshme turke Beren Saat është e njohur në vendin tonë me rolin Bihter te seriali “Dashuri e ndaluar”. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave për ndarjen e mundshme nga bashkëshorti i saj, muzikanti Kenan Dogulu.

Çifti ka 5 vite që është martuar, por bëhet e ditur se tani është në proces divorci. Gjithashtu thuhet se ata prej pak kohësh jetojnë të ndarë.

Muzikanti i njohur i ka mohuar zërat për divorcin, ndërsa Beren është kapur e vetme në Kuruçeşme, Stamboll. Aktorja e famshme është pyetur nga mediat vendase nëse çifti ka vendosur të divorcohet e ajo është përgjigjur: “Më jepni pak kohë, më lini të mendohem”.

E ajo që vihet re është se Beren pak kohë më parë fshiu të gjitha fotot e dasmës nga rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al