23 Maj, 2022

“Po më lind dëshira për një beb”- Klea Huta sqaron deklaratën! “Ankohet” për Elgit Dodën: Burri im është shumë i zënë me…


Klea Huta nxiti thashethemet se ishte shtatzënë për herë të dytë, pas një postimi që bëri në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka sqaruar postimin dhe ka folur për mungesën e saj në tregun muzikor. 

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja ka folur për planet për fëmijë, duke theksuar se për momentin mbetet vetëm si një dëshirë. Ajo shtoi se dëshiron të shijojë Kridin, djalin e saj, edhe për 5 vitet të tjera, duke lënë të kuptohet se nuk ka plane të afërta për një fëmijë të dytë.

Pjesë nga biseda:

Klea Huta: “Po më lind dëshira për një fëmijë të dytë”, thashë. Më pëlqeu karroca…

Pyetje: Dhe po të lind dëshira nu do të thotë që je apo jo? Do të thotë që do ta bësh, e ke në plan, ke filluar të ndiesh dëshirën për ta bërë një fëmijë?

Klea Huta: Dëshirën, qëndrojmë te dëshira.

Pyetje: Në kohë je tani, nuk po themi diçka…

Klea Huta: Patjetër, ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi dhe e dua familjen e madhe, por e kemi në plane.

Pyetje: Po Elgiti? Sa fëmijë janë ata?

Klea Huta: Dy djem. Kështu që unë kam një kunat.

Pyetje: Pra do të kesh një familje të madhe?

Klea Huta: Dua ta kem një familje të madhe, por se kur nuk di ta them.

Pyetje: Nuk ke bërë plane për çështje diference, plane moshe?

Klea Huta: Jo. Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë.

Ndër të tjera ajo foli edhe për projekete muzikore, pasi u duk sikur mori një pausë pas pandemisë. Për këtë gjë Klea Huta “fajëson” parnerin e saj Elgit Doda, për të cilin thotë se është shumë i zënë me këngët e veta.

Klea Huta: Është e vërtetë, por burri im është shumë i zënë  me këngët e veta dhe…

Pyetje: Me këngët e veta apo edhe për të tjerët?

Klea Huta: Edhe për të tjerët po me këngët e veta sidomos se Giti në fakt i është përkushtuar. Këtë vit është viti i Gitit dhe jam shumë e lumtur e shumë krenare për rrugëtimin e tij dhe suksesin që po përjeton, por prapë është shumë i zënë për gruan e tij, bën këngë vetëm për vete.

Pyetje: Po mirë, po një duet të paktën, t’ia marrësh kalanë nga brenda? Një duet mungon tek ju të dy dhe duhet, nuk ka një çift që s’ka bërë një këngë bashkë.

Klea Huta: Është e vërtetë, vetëm ne s’kemi bërë. E kemi në plan, por kam përshtypjen që pas Verës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al