25 Shtator, 2018

Po lëvizte me “Range Rover”, Kejvina Kthella pëson aksident (FOTO)


Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjella është përfshirë në një aksident mbrëmjen  djeshme, teksa ka qenë duke lëvizur në zonën e ish-Bllokut.

Ajo po udhëtonte me një makinë të kuqe të tipit “Range Rover”, kur një tjetër mjet e ka përplasur.

Ndërkohë për “Revistawho.com”, Kejvina është shprehur se është shëndoshë e mirë dhe se ka pësuar vetëm dëme materiale.

“Makina është ajo që është dëmtuar më shumë, unë jam mirë falë Zotit. Faleminderit për interesimin”, ka shtuar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al