13 Nëntor, 2022

Po kërkonte një “boss”, Antonela fotografohet me mashkullin misterioz/ Me kuletë në duar para ish-banores së BB, kush është djaloshi “fatlum”


Mund të themi që në çdo dalje të saj shkakton zhurmë. Vetëm pak kohë më parë në media qarkulloi deklarata e saj se mashkullin në krah e donte “boss”.

antonela berishay33

Dhe ja ku shfaqet tani, Antonela Berisha në krah me një mashkull. Ashtu si duket edhe në foto, djaloshi në krah mban në dorë kuletën e tij, ndoshta si për të treguar se ajo është e mbushur.

antonela berisha2

E pa grimuar, me syze dielli, ish-konkurrentja e Përputhen ecën në rrugët e Bllokut përkrah mashkullit misterioz.

antonela berisha1

Megjithatë ky nuk është partneri i saj, ndonëse kuletën e mban në duar, si provë se është i denjë të qëndrojë krah Antonelës.

antonela berisha

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja. Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull “boss”.

antonela berisha3

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.

antonela berisha4

Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë edhe e shtëpisë së BBV. Në një intervistë të dhënë më herët, ajo tha se me Monikën është takuar shpesh. Jo vetëm kaq por ajo tha asokohe dhe dy fjalë për ndarjen “Beatrix-Donald”.

antonela berisha5

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi së fundmi ajo.

antonela berisha6

Antonela tha asokohe se shumë VIP-a ishin fasada, ku jepnin vetëm më të mirën e tyre.

“E kisha provuar një tjetër ‘reality show’ dhe e pashë sa ‘fake’ janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në ‘Big Brother’ ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.

antonela berisha7

Edhe pas përfundimit të emisionit të “Për’puthen”, ishkonkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën. Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.

antonela berisha8

Së fundmi ajo ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës.

antonela berisha9

Antonlela publikoi një foto ku mbante në dorë një gotë verë, krahas së cilës iu drejtonte të gjithëve një pyetje: “Çfarë do të thotë të pish fundin e shishes së verës? “Kam disa ditë që më bie vetëm fundi”

antonela berisha10

Ndërsa pjesa më e madhe e përgjigjeve, sipas asaj që tregon Antonela, kanë të bëjnë me statusin e saj. Disa i thonë Antonelës që do të martohet, ndërsa të tjerë që do të lindë një vajzë. Përgjigja e Antonelës? Asgjë!

antonela berisha11

Ajo i ka lënë dyshimet e hapura duke mos i aprovuar dhe as hedhur poshtë dyshimet e ndjekësve, teksa thjesht shkruan se kjo është një përgjigje që i ka ardhur disa herë. Pak kohë më parë Antonela dhe Isli Islami bënë lëmsh rrjetin me postimin e këtij të fundit.

antonela berisha23

Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij.

antonela berisha25

“Me Antonelën biseduam gjatë pas ‘Wake Up’- it dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë. Pastaj u ndamë. Antonela është ‘single’”, shkruan Isli, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe seksioni i komenteve.

antonela berisha27

Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj, shkruan në seksionin e komenteve: “Ore ti”, krahas një “emoji” me fytyrë të habitur.

antonela berisha21

Nga ana tjetër, nuk ka munguar as komenti i Antonelës, e cila shkruan: “Më ka thënë një shoqja ime, ‘single apo jo’, ç’rëndësi ka, natën e mirë nga unë”.

antonela berisha333 antonela berisha24 antonela berisha22 antonela berisha177 antonela berisha19 antonela berisha133 antonela berisha18 antonela berisha33 antonela berisha26 antonela berisha17 antonela berisha16 antonela berisha15 antonela berisha14 antonela berisha13 antonela berisha12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al