21 Qershor, 2018

Po këndonte në një club nate, vritet me armë zjarri këngëtarja e njohur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në clubin e natës “Medusa” në pikën turistike Bodrum, në Turqinë perëndimore.

Një person me armë është futur ambientin me njerëz duke qëlluar dhe duke lënë të vdekur dy persona, mes tyre edhe këngëtaren e njohur Hacer Tulu.

Mediat vendase shkruajnë se përveç 40-vjeçares, ka humbur jetën edhe një tjetër person i cili dyshohet të jetë pronari i clubit. Gjithashtu bëhet e ditur se katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia lokal ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët po merren në pyetje për ngjarjen tragjike që ka ndodhur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al