17 Korrik, 2018

“Po i lexon mesazhet babit”, Amelia xheloze për Alban Skënderajn


Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj ka publikuar së fundmi projekte të reja në bashkëpunim ne Noizy-n dhe Young Zerka, këngë që janë pritur mjaft mirë nga fansat.

Albani është mjaft aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga projektet e tij. Por sot ai ka bërë një postim ndryshe, ku ka zbuluar një moment të bukur me vajzën e tij, Ameli.

E bija e Albanit dhe Miriam Canit rritet dita-ditës e duket se tashmë asaj nuk i shpëton më asgjë. Këtë e ka dëshmuar së fundmi vetë këngëtari, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka treguar një situatë komike me të voglën e tij.

Në foto shfaqen Albani dhe Amelia të ulur në një bordurë: ai duke u marrë me celularin, ajo duke parë me bisht të syrit.

“Po i lexon mesazhet babit!”, ka shkruar me humor Skënderaj bashkëngjitur me foton, që tregon se vogëlushja që tani ka nisur të bëhet xheloze për babanë e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al