29 Prill, 2019

Po ecte në pasaralë, modeli 26-vjeçar vdes në skenë (Foto+Video)


Një model 26-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua teksa ishte duke ecur në pasarelë në Javën e Modës Sao Paulo, Brazil.

BBC shkruan se Tales Soares ishte pjesëmarrës në sfilatë për markën “Ocksa”, kur ra në skenë. Edhe pse 26-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ai nuk mundi të shpëtonte.

Fillimisht publikoi që ishte i pranishëm mendoi se rënia e tij ishte pjesë e shfaqjes, por nuk fakt nuk ishte aspak ashtu. Kolegët e tij u tronditën kur vunë re se ai nuk po lëvizte dhe në skenë mbërriti një grup mjekësor.

Vdekjen e Tales e konfirmuan në “Twitter” organizatorët e tij, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me shkaqet.


“Na vjen keq për humbjen tij, i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes së Tales”, thuhej në postim, duke shtuar se ata po ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al