Fjolla Morina ka ndezur rrjetin me pozën e fundit të publikuar në rrjetet sociale ndërsa qëndron e izoluar në shtëpi.
Këngëtarja ka pozuar e shtrirë në divan e veshur me një fustan me dekote të hapur dhe të çarë deri në bel pa të brendshme.
Fjolla vuri në pah gjoksin e saj bombastik dhe për pak nuk ekspozoi pjesët intime me fustanin seksi.
Ajo duket mjaft provokuese me fustanin e bardhë dhe nuk lë vend për imagjinatën.
“Çfarë më bëri karantina… vesh fustan e rri në shtëpi,”- shkroi Fjolla në përshkrimin e fotos.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta. Ata janë “çmendur” nga poza seksi e këngëtares, e cila ekspozoi më shumë se çduhet.
“Po brekët”– shkruan një prej tyre.
Ndërsa një tjetër komenton: “Lëre çfarë të bëri karantina ty, por çfarë na bëre ti neve.”
Megjithatë ka pasur edhe ndjekës që e kanë kryqëzuar duke i kërkuar që foto të tilla të mos i publikojë gjatë muajit të Ramazanit.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al