1 Maj, 2024

“Po bën lojë për të nxjerrë Romeon nga shtëpia…./ Meriton Mjekiqi akuzon Heidin: Ty s’të pëlqen që jemi shokë përsëri! Si reagoi Baçi?


Moderatori Meriton Mjekiqi gjatë primet të mbrëmjes së djeshme ka akuzuar Heidi Baçin se po e përdor Romeo Veshajn për lojë në “BBV”.

E teksa konkurrentes nuk i ka pëlqyer fare ribashkimi i të dashurit të saj me Meritonin sepse nuk ka besim te qëllimi i moderatori, ku i fundit u shpreh se banorja nuk duhej që të lejonte Egla Cenon dhe Graciano Taganin që të komentonin negativisht sjelljen e partnerit të saj në suitë, pasi balerini është “armiku i betuar” i aktorit.

“Ai donte t’i bënte vetëm një prank Romeos sepse donte të fshihej te rafti. Je përdorues maksimal, por nuk do të bëj debat me ty”– u shpreh Heidi, megjithëse Meritoni tha se Heidit nuk i pëlqen shoqëria e tij me Romeon.

 

Pjesë nga diskutimi:

Meritoni: Po i referohem lidhjes time që kam pasur brenda shtëpisë. Unë dhe Ilnisa kemi vendosur që problemet tona t’i zgjidhim gjithmonë veçmas. Ndërsa Heidi nuk ishte e kujdesshme dhe s’po e mendoj që e ka bërë padashje pasi pashë komentin që kishte bërë për mua, që do më kishte grirë. Duke u bazuar te njeriu që e di shumë mirë që është kundërshtar i përbetuar i Romeos dhe ka qenë lëndimi më i madh kur i ka nxjerrë Lisin.

Heidi: Ty s’të pëlqeu do me thënë?

Meritoni: Do ishte më mirë që t’i mos të lije as Eglën, as Gracianon atë natë që të thonte ato fjalë për Romeon.

Ledioni: Ke patur pikëpyetje vetëm për këtë situatë apo në përgjithësi?

Meritoni: Në momentin që s’ka vendosur t’i sheshojë gjërat me problemet që kanë ndodhur me secilën vajzë, mendoj se është në lojë dhe besoj që po bën lojë për të nxjerrë nga shtëpia Romeon. Dhe s’dua që të ndodhë kjo se Romeo ka dhënë emocion, lot, shpirt, gjak.

Heidi: Unë e shoh Meritonin të sinqertë me lidhjen me Romeon, sepse kam besim te Romeo. E kam anashkaluar bisedën me Meritonin. Edhe ajo që pamë mund të jetë, sepse unë te ai nuk kam besim. Kam besim te Romeo që i jep besim atij. Nuk mendoj se Meritoni është i sinqertë te unë dhe i pashë klipet. Do të thotë që unë kam çuar me dashje, pikërisht Gracianon…

Meritoni: Me dashje e ke çuar…

Heidi: Ai donte t’i bënte vetëm një prank Romeos sepse donte të fshihej te rafti. Je përdorues maksimal, por nuk do të bëj debat me ty.

Meritoni: Është si të çonte Ilnisa Julin te unë.

Heidi: Por unë nuk e përdora atë. Kam nevoj të flas. Ti tani çfarë po bën?

Meritoni: Ndoshta ty s’po të pëlqen që unë kam shoqëri prapë me Romeon?

Heidi: Fare.

Roza: Qëndron Meriton, sepse ti (Heidi) i ke hequr Vesën atij.

Graciano: Në këtë pikë të lojës, Meritoni është një nga banorët më të dëshpëruar të kësaj shtëpie, sepse nuk ka asnjë situatë. E bëra pa të keq komplet.

Ledioni: Pse të nesërmen ke diskutuar me Romeon, me atë që Romeo me të drejtë mund të thotë që ti e ke përdorur situatë?

Graciano: Unë në darkë, përpara se të flija, e kam parë Heidin duke qarë. Nëse dop e përdorja, nuk do i çoja mëngjesin të dyve. Nëse ky (Meritoni) do e donte shumë këtë shokun dhe që të ishte i lumtur çifti, nuk rrinte aty pa folur.

Françeska: Ti ke thënë që janë çift fallco, çfarë po bën si engjëll tani?

Ori: E kam thënë dhe përpara dy prime-sh, që e konsideroj një nga lojtarët, që përveç se i vërtet, është rritur shumë dhe individualisht, jo vetëm si lojtar. Meritoni në pikëpyetjet e tij në raportin mes Heidit dhe Romeos, është rasti që mund të bëjë diferencën. Nuk i hyj fare debatit së shoqërisë së tij dhe Romeos. Jam absolutisht ok me pikëpyetjet që ai ka dhe analizojë, që mua më duket analizë e drejtë.

Arbri: Të dy djemtë, përmua kanë kaluar një sitautë të vështirë, që është sprovuar shumë marrëdhënia e të dyve. Jam dakord që Heidi mund të ketë dyshimet e veta, por për një gjë nuk jam dakord. Që ata u pajtuan, ishte një vendim i të dyve. Përgëzoj Romeon për qetësinë e treguar, kur Heidi i thoshte te veshi qëe do e sakatonte. Tani ti Heidi, do t’i fusësh në sherr prapë?

Heidi: I thashë që si jam unë në këtë moment, sepse ishte ai në vështirësi dhe do e merrte për bazë. Nuk jam kthyer në asnjë moment me Meritonin. Prapë do të provojë që unë me Eglën po bëjmë një lojë dhe unë nuk jam kthyer për hir të shoqërisë së tyre. Unë kam qenë një nga të paktët njerëz që kam qenë dakord me pajtimin e tyre.

Arbri: Kur u pajtuan, nuk është se tregove ndonjë lumturi të madhe.

Heidi: Sepse e dija që do ishte e vështirë, ngaqë nuk kam besim te Meritoni dhe më dolën llafet.

Arbri: Për mua rëndësi ka që të kesh besim te ai që ke në krahë, sepse ishte ai që e mori këtë vendim.

Ledioni: Romeo, a ke besim te Meritoni?

Romeo: Po, kam besim te Meritoni. Mënyra si më është afruar, nuk më ka cënuar në asnjë moment marrëdhënien time me Heidin. Përgjigja ime ka qenë që ata i shkojnë si hiena dhe ndoshta nuk ishte faji i saj, por ishte faji im. Dhe unë mendoj vërtet që njerëzit që kanë hyrë te ajo suita, kanë qenë njerëz që e kanë përdorur këtë gjë kundër meje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al