7 Shkurt, 2018

Plot 443 trëndafila për yllin e televizionit


Kohët e fundit u përfol shumë për një krizë në çift, por mesa duket asgjë nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për çiftin e famshëm Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Stormy Webster, duket se janë më të dashuruar se kurrë.

 

Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe reperi Travis Scott, i cili i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë të dashurës së tij, plot 443 trëndafila me ngjyrë të bardhë dhe rozë.

 

Ylli i televizionit Kylie Jenner ka qenë ajo që ka publikuar në “Instagram” fotografinë, duke zbuluar edhe arsyen se pse pikërisht 443 trëndafila.

“443 nga zemra ime disa ditë më parë. Në orën kur ajo erdhi në jetë”, shkruan Kylie në foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al