7 Qershor, 2019

Plakja e kronos-it dhe plakja sipërfaqësore. Si të mbrohemi nga shenjat e moshës…


Ka dy lloje të ndryshme të plakjes së lëkurës: plakja e kronos-it dhe plakja sipërfaqësore. Le të shohim së bashku se çfarë janë dhe si ndryshojnë, dhe cilat janë mjetet që mund t’i përdorim për t’i luftuar ato.

Plakja e kronos-it përfshin një degjenerim progresiv të epidermës, të dermatit dhe të mikrocirkulacionit bazë. Me kalimin e kohës, qarkullimi qelizor ngadalësohet pothuajse në një ndalesë të plotë, duke garantuar vetëm shërimin dhe duke çuar në degradimin e fibrave që përbëjnë bazën e lëkurës.

Plakja sipërfaqësore, është rezultat i dëmit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit UVA dhe UVB. Ekspozimi ndaj diellit, në afat të gjatë, shkakton dëmtime të ADN-së së qelizave, të cilat i shtohen atyre të shkaktuara nga plakja e kromos-it.

Të dyja llojet e plakjes nxisin procesin e oksidimit qelizor dhe përkthehen në lëkurën tonë me paraqitjen e rrudhave të thella, humbjen e elasticitetit, lëkurën e thatë, brishtësinë e kapilarëve dhe njollat e diellit.

Parandalimi në mënyrën e duhur

Për të luftuar këto dy lloje të plakjes, duhet të ndiqni disa rregulla:

*Përdorni filtrat diellorë (SPF 50 ose 30)

*Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më kritike

*Përdorni kremra anti-plakje me cilësi të mirë

*Periodikisht nënshtrohuni trajtimeve super-hidratuese dhe të bukurisë për të mbajtur lëkurën tuaj gjithmonë të butë dhe të hidratuar

*Pini të paktën 2 litra ujë në ditë

*Hani ushqime me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore (ose shtesat që përmbajnë vitaminë A dhe C dhe Omega 3)

*Hani 5 racione fruta dhe perime në ditë

*Ushtrohuni rregullisht

*Mos pini duhan dhe kur është e mundur mos u ekspozimi ndaj ndotësve

Plakja e lëkurës është fiziologjike dhe e pashmangshme, por shpejtësia dhe intensiteti varen gjithmonë nga kujdesi që tregojmë çdo ditë. Prandaj nuk duhet të presim të shohim shenjat e moshës, diellit dhe stresit në fytyrë. Duhet të mësojmë t’i trajtojmë ato. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al