24 Nëntor, 2022

Pete Davdison dhe EmRata festojnë së bashku “Ditën e Falenderimeve”, miqtë pranë çiftit zbulojnë detaje të reja nga romanca e tyre


Thashethemet se Pete Davidson dhe modelja Emily Ratajkowski janë një një lidhje po qarkullojnë prej disa ditësh tashmë. Dyshja duket se kanë festuar së bashku festën e “Falenderimeve”.

Fotoja u postua në Instagram nga Selby Drummond, menaxher i markës së Bumble -aplikacioni i takimeve në internet, megjithëse më vonë u fshi. Por ishte shumë vonë pasi fotoja filloi të qarkullonte nëpër rrjet.

Javën e kaluar, një burim tha për “US Weekly” se ata në të vërtetë janë duke u takuar prej disa muajsh.

“Ata janë në fillimet  tyre, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin . Pete e bën Emily të qeshë dhe asaj i pëlqen sa i zgjuar është ai,” pohoi burimi i brendshëm.

Brenda pak ditësh, ata u fotografuan duke u puthur në Manhatan.

Ratajkoëski u bë kryefjalë e lajmeve pak ditë më parë, kur zbuloi në Instagram se për momentin dëshiron të takohet me meshkuj dhe femra.

Ratajkoëski ka pak muaj që është divorcuar nga Sebastian Bear-Mcclard , producent filmash me të cilin lindi djalin Bear, pas katër vitesh martesë.

Pas kësaj, ajo është përfolur për një lidhje me  Brad Pitt apo DJ Orazio Rispo, me të cilët është parë së fundmi.

“Është ende shumë herët, por ata kanë qenë në komunikim të pandërprerë dhe ajo sapo doli me Davidson për të festuar ditëlindjen e tij dhe donte ta bënte të ndihej i veçantë ”, tha një burim i brendshëm për E! News.

“Kjo është një marrëdhënie e lezetshme deri tani. Nuk ka presion për të qenë ekskluzive, por ajo e pëlqen shumë atë .”- përfuduan ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al