25 Shtator, 2018

Peshonte 185 kg sa nuk bënte dot s*ks, ja si duket tani 38-vjeçari pas ndryshimit drastik (FOTO)


Shëndeti i tepërt nuk e lejonte që të kryente marrëdhënie seksuale, e si pasojë 38-vjeçari obez vendosi që të dobësohej. Madje pesha e tij e madhe e çoi edhe në dështimin e martesës.

“Mirror” shkruan se Stephen Ringo arriti peshën 185 kilogramë pasi la sportin në vitin 2005 dhe u martua. Por ai kishte një dashuri të madhe edhe për hamburgerët dhe picat që e bënë që inxhinieri i “software”-ve të fryhej pa pushim.

Por pas 14-vitesh që nisi ngrënien e pakontrolluar, vendosi që të ndryshonte rrënjësisht.

“Pesha ime ishte faktori kryesor që më ndau nga gruaja. Shëndeti më shkatërroi jetën seksuale. Nuk mund të bëja shumë gjëra. Edhe të vishesha e kisha vështirë. Kurrë nuk gatuaja vetë, haja vetëm hamburgerë te McDonald’s. Merrja një racion familjar me dy Big Mac, dy patate të skuqura të mëdha dhe dy gota të mëdha Coca-Cola”, thotë Ringo nga Tenesi.

Ai ka treguar se ka vite që ka nisur stërvitjen dhe ka rënë plot 100 kilogramë. Por ende ai ka lëkurë që i varet dhe që mund të hiqet vetëm me operacion, të cilin për momentin nuk ka me se ta paguajë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al