13 Gusht, 2021

Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit në Spanjë


Momente të frikshme kanë përjetuar pushuesit në bregdetin e Benidorm në Spanjë. Një peshkaqen tetë metra i gjatë u shfaq papritur në breg.

peshkaqeni

Në pamjet e publikuara në media shihet teksa pushuesit vrapojnë për të shpëtuar. Policia e monitoroi me helikopter dhe dy anije peshkaqenin, i cili për orë të tëra përshkroi bregdetin.

Britanikja Christine Kettley, 36 vjeç, ishte me familjen e saj në plazhin e mbushur me njerëz ndërsa peshkaqeni shëtiste në breg.

Nëna e tre fëmijëve tha për The Sun: “Ky peshkaqen ishte i madh, rreth 8 metra i gjatë dhe kërciste në ujë.

Peshkaqenët blu gjenden zakonisht në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat britanike në muajt e verës.

Ata mund të arrijnë deri në 12 metra në gjatësi dhe ka episode ku kanë sulmuar njerëzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al