30 Gusht, 2021

Personazhet e njohur që dashurojnë shpejtësinë në det dhe argëtime të tjera, fotot në plazh


Pushimet, një moment për t’u relaksuar pas një viti të mbushur me aktivitete, apo për të bërë më shumë aktivitete fizike, pas një jete sedentare, kryesisht ulur?

pjimage (7)

Personazhet Vip kanë preferenca të ndryshme. Paparazzi i “Panorama Plus” i ka ndjekur me vite në vendet që ata kanë zgjedhur për të pushuar dhe në fakt kemi mundur të zbulojmë karaktere dhe preferenca të ndryshme.

shkelzen berisha armina mevlani

Këtë herë kemi zgjedhur disa personazhe të njohur, për të zbuluar se çfarë preferojnë ata dhe a kanë ndryshuar ata me kalimin e kohës?

klea huta

Vetëm pak kohë pasi u bë publike lidhja e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, ata nuk kanë pasur më nevojë për të gjetur vende të fshehta për të kaluar pushimet.

shkelzen berisha armina mevlani2

Pikërisht në verën e vitit që u bë publike lidhja, paparazi ynë i fotografoi në plazhin e Dhërmiut. Armina dhe Shkëlzeni duken tipa që preferojnë pushime në lëvizje.

shkelzen berisha armina mevlani3

Ata kanë marrë një motorr uji dhe kanë shijuar shpejtësinë në det. Timoni nuk i është besuar Arminës, por Shkëlzeni ka preferuar ta drejtojë vetë mjetin.

shkelzen berisha armina mevlani5

Me të njëjtën adrenalinë duket se ka shijuar pushimet Olta Gixhari. Asokohe beqare e sot nënë, ajo dinte si t’i shjionte pushimet.

olta gixhari3

Si gjithmonë, me rroba banjo aktorja e njohur binte në sy edhe për linjat e kolme, shumë seksi.

olta gixhari4

E kur flasim për linjat seksi, menjëherë na shkon mendja tek Oriola Marashi. E fotografuar rreth katër vite më parë në plazhin e Dhërmiut, linjat e Oriolës nuk kishin se si të ishin ndryshe veçse perfekte.

oriola marashi6

Ajo shoqërohej në atë kohë në plazh nga shokët dhe shoqet e saj, me të cilët e lidhte profesioni i modelingut.

oriola marashi8

Ju me siguri gati-gati nuk do ta njihni Klea Hutën në këtë foto të bërë rreth 5-6 vite më parë.

klea huta1

Ajo preferonte të luante volejboll në plazh dhe pamja e saj pa make up, është shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim në ekran, por ky version i Kleas ujë e sapun, ne na pëlqen shumë.

klea huta2

Samir Kodra i programit “Stop” ka vite që kalon verën në Dhërmi. Pas një sezoni të gjatë në ekran, të pushojë gjatë verës, është gjëja e duhur për të.

saimir kodra

Por edhe Saimiri në vite ka preferuar skafet në det dhe fare pak jetën sedentare. Në fakt, rri aq shumë ulur te “Stop” dhe i duhet pak aktivitet fizik.

saimir kodra1

Nora Istrefi është përkëdhelur në plazhin e Dhërmiut me një dyshek plazhi dhe e rrethuar nga disa djem që i shërbejnë në mënyrë që këngëtarja seksi ta shijojë sa më shumë plazhin.

nora istrefi

Fotot janë bërë rreth 6-7 vite më parë dhe në atë verë ajo ka bërë edhe mjaft koncerte në jug, duke alternuar kështu punën me pushimet.

nora istrefi3

Si gjithmonë, Nora është perfekte në linja dhe bie në sy në çdo vend si një femër superseksi. Ajo e ka preferuar Dhërmiun edhe gjatë kohës kur ishte e martuar me Robertin dhe janë fotografuar aty disa herë duke shijuar ujin e mrekullueshëm të Jonit.

nora istrefi2

Pra, në det ose në tokë, me motorr apo me skaf, personazhet Vip dinë ta shijojnë kohën e pushimeve më së miri.

/Panoramaplus.al

saimir kodra3saimir kodra2saimir kodra4saimir kodra5shkelzen berisha armina mevlanishkelzen berisha armina mevlani3shkelzen berisha armina mevlani4klea huta3klea huta4shkelzen berisha armina mevlani5klea huta5shkelzen berisha armina mevlani6shkelzen berisha armina mevlani7klea huta6olta gixhariolta gixhari2olta gixhari5olta gixhari6olta gixhari7olta gixhari8olta gixhari9nora istrefi3nora istrefi5nora istrefi4nora istrefi6oriola marashioriola marashi1oriola marashi2oriola marashi3oriola marashi4oriola marashi5oriola marashi7oriola marashi9oriola marashi10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al