3 Mars, 2023

“Përse nuk janë marrë masa për Olta Gixharin? Gent Hazizi reagon i revoltuar pas vendimit të “BBVIP”: O ka bërë ajo dhunë verbale…


Ish-banori i “Big Brother Vip” Gent Hazizi, ka folur së fundmi rreth vendimit të ashpër të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.

Genti u shpreh se Olta Gixhari ka qenë ajo që ka ‘instaluar dhunën’ në “Big Brother Vip”, por nuk është dënuar asnjëherë.

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarf të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha ai në Wake up.

Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al