10 Gusht, 2018

“Përse nuk i hoqe edhe ato pak brekë?”, ja si i përgjigjet Emina fansit të saj


Pavarësisht se vetëm pak kohë më parë solli në jetë vajzën e saj të dytë, modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka një trup me linja perfekte.

Së fundmi ajo ndodhet me pushime në Bahamas, nga ku poston foto e video se si po ja kalon.

Në foton e fundit të publikuar në “Instagram”, Emina shfaqet e veshur me një palë bikini që për disa fansa janë të vegjël. Ka ndjekës që e kritikojnë modelen se pse zgjedh të ekspozojë trupin e saj në rrjetet sociale.

“Përse nuk i hoqe edhe ato pak brekë krejt, bile t’i shohim të gjitha”, i ka komentuar një fans në foton që ka publikuar sot. E ky koment nuk i ka shpëtuar Eminës e cila ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

“Edhe unë, sikur ti me kokën tënde, gjys me flokë e gjys lakuriq” – i shkruan Emina ndjekësit, që në foton e tij të profilit shfaqej me pak flokë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al