7 Prill, 2022

Sherr dhe plagosje me armë/ Reagon Don Phenom, ja deklarata e tij pas ngjarjes


Në një lokal nate në Tiranë ka ndodhur një sherr dhe një plagosje pas mesnatës. Është bërë me dije se në këtë club ka qenë duke performuar reperi Don Phenom, emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj.

 

Ky i fundit ka konfirmuar ngjarjen duke reaguar në rrjetet sociale, për të qetësuar fansat e tij që kanë pyetur nëse ka qenë edhe ai i përfshirë në këtë konflikt.

Në një video-live në profilin e tij në Instagram reperi shprehet se është mirë dhe se sherri ka ndodhur pasi ai kishte mbaruar së performuari në skenë.

Kanë ndodhur disa probleme, asnjë gjë nuk më ka ndodhur mua. Nuk kam asnjë problem, nuk e di çfarë ka ndodhur në koncert. Pasi e kam mbyllur unë koncertin kanë ndodhur disa koncerte. Unë kam ikur në shtëpi, gjithçka është në rregull. Marini s’ka asnjë problem. Unë këndova, aty ishin full goca, pastaj ika në shtëpi. Më thonë “Ça ka ndodh o kusho?” Unë s’kam asnjë problem me asnjë.

Ishalla ata që kanë pas probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shëndosh si molla. Gjithë stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, po ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, thotë ai. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al