1 Korrik, 2022

Përpara “stuhisë”, Melinda Ademi sjell pozat e nxehta nga jugu i Shqipërisë (FOTO)


Melinda Ademi është një nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor shqiptar.

Artistja nga Kosova jo rrallëherë vihet në qendër të vëmendjes për format e saj bombastike. Sezoni i verës ka ardhur, e teksa të gjithë presim të pushojmë, për këngëtarët është periudha ku punohet më shumë.

Edhe Melinda përpara “stuhisë” ka vendosur të relaksohet pak. Autorja e hitit “All night” ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për ditët e saj të pushimit. Dhe sigurisht nuk kanë munguar foto “të nxehta” nga reperja e cila përshëndet ndjekësit nga Dhërmiu.

“Befasia do të zbulohet së shpejti, po këtë moment po ju tregoj si kam kaluar në det,”-shkruan Melinda krahas pozave provokuese.

Ska si Melinda”, këngëtarja shpërthen me bikini - Insajderi

Ju kujtojmë që dy javë më parë Melinda Ademi ka surprizuar menaxherin e saj me një dhuratë tepër luksoze për ditëlindjen e tij. Reperja e uroi Granit Muhaxherin në rrjetet sociale teksa postoi dhe një video ku shihet menaxheri i artistes duke qëndruar ulur në motorin e madh me tre rrota që Melinda i dhuroi. Por ajo çka mori më shumë vëmendje ishte urimi i veçantë që këngëtarja kishte bërë për të.

“Urime Granit Muhaxheri. Ti e meriton këtë dhuratë edhe më shumë. Falemnderit për të gjithë punën e madhe dhe që besove në mua. Kur të gjithë më kanë kthyer shpinën, ti ke luftuar për mua dhe më ke përkrahur. Je më i miri”- shkroi ajo krahas videos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al