17 Dhjetor, 2022

Përfundon rrugëtimi i Julka Gramos në “Dancing With The Stars”


Mbrëmja e djeshme në Dancing With The Stars ka dhuruar shumë  emocione dhe lot padiskutim.

Në ndryshim nga çdo natë tjetër, në fillim të spektaklit të gjithë VIP-at kanë kërcyen me njeriun e dashur të tyre, qoftë ky partneri, motra apo edhe njëri nga prindërit. Pas performancave të veçanta që sigurisht ata do t’i mbajnë mend gjatë në memorien e tyre, u rikthyen tek sfida e vërtetë mes çifteve.

Pasi u bë e ditur se Megi dhe Jurgen do të ishin gjysmëfinalistët e parë të “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme u bë e ditur gjithashtu se edhe Sara & Luxhino, Ardit & Jora, Isli &Ledia, Salsano & Lori dhe Elhaida dhe Ledian do të jenë gjithashtu në vijimësi të spektaklit, përveç Julkës dhe Silvestrit , të cilët u detyruan të përfundojnë garën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al