28 Qershor, 2023

Përflitet prej kohësh se është në pritje të ëmbël, Bora Zemani vendos pikat mbi ‘i’ me postimin e fundit (Foto)


Bora Zemani dhe Donald Veshaj, vazhdojnë të mbeten ende një ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar.

Prej disa kohësh, në rrjet është përfolur se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël. E së fundmi, ajo duket se i ka ‘qetësuar’ fansat e saj me një postim në InstaStory.

Duket se moderatorja ka vendosur të nisë palestrën dhe në foton e publikuar ajo tregon peshën e saj aktuale dhe krahas postimit shkruan:

“Ju tregoj për sa kohë do ndryshoj. Që mos të kemi më lajme shtatzanie”- duke lënë kështu të nënkuptojë që mund të kemi ndonjë ndryshim fizik nga ana e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al