16 Korrik, 2019

Përdor “photoshop”-in për të zmadhuar format trupore, fansat kundër stilistes së rroba banjave


Dizajnuesja e rroba banjave, Karina Irby, është kritikuar nga fansat e saj se përdor “photoshop”-in për të modifikuar format e saj trupore në fotografi.

Por themeluesja e “Moana Bikini” është shprehur se i ka bërë qëllimisht modifikimet që të duket më e madhe, në mënyrë që t’u bëjë thirrje njerëzve që në rrjetet sociale “bëjnë të kundërtën që të duken sa më elegante”.


Por ajo e ka fshirë menjëherë këtë postim, pasi ndjekësit e akuzuan se ajo e ka bërë veten të duket në një masë joreale nga si është ajo në të vërtetë.

Duke folur për “Daily Mail Australia”, 29-vjeçarja zbuloi se si imazhet e përbashkëta janë duke u modifikuar shumë me “photoshop”, ku shihen vajza me bel të hollë, zhdukin celulitin dhe e tregojnë veten sa më elegante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al