16 Nëntor, 2018

Për të gjitha ato që e kritikojnë për veshjen, Enca u drejtohet kështu: K*rvë e cekët…


Këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë e tregon mendimin e saj lidhur me kritikat e ndryshme që merr. Madje ajo nuk e ka aspak problem që t’i bëjë publike, por sigurisht që ka edhe përgjigjen gati.

Ditën e sotme, Enca ka lënë në “Instastory” një mesazh për të gjithë ato persona që e gjykojnë se si vishet në klipet dhe koncertet e saj, duke e quajtur një shembull të keq.

Në shkrimin e saj, këngëtarja la të kuptohet se paraqitja e saj skenike nuk do të thotë që është edhe ajo e jetës së përditshme.

“Çdo herë që një ku*vë e cekët do të më gjykojë, të thotë budallallëqe për mua, duke thënë se nuk jam një “vajzë e mirë” ose jam një shembull i keq, bazuar në atë që vesh në klipet e mia apo në veshjet e koncerteve… Kam vetëm një përgjigje për ty: “Ku*vë jam yll pop-i dhe ti jo”. I urrej njerëzit injorantë/negativë, të lutem mos më ndiqni, ndiqni ndonjë të famshëm hipokritë, që i përshtatet nivelit tuaj të injorancës”, shkruan Enca në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al