10 Maj, 2019

Për një jetë të shëndetshme, ministrja jep shembullin personal (FOTO)


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial.

Ajo bashkë me vajzën e saj kishin veshur rroba sportive dhe po shijonin natyrën e bukur dhe ajrin e pastër të asaj zone, teksa bënin ecje.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me veshje serioze dhe formale, kryesisht kostum të zi, me veshje sportive gjithashtu duket mjaft mirë ministrja Manastirliu.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al