11 Prill, 2019

Për herë të parë, publikohet fotografia e një vrimë të zezë në hapësirë


Një unazë e kuqërremtë në qendër të galaktikës M87 me një masë prej gjashtë miliard e gjysmë herë më të madhe se Dielli ynë: kështu duket imazhi i parë absolut i një vrime të zezë.

“Ajo që kemi parë është hija e një vrime të zezë”, shpjegon Luciano Rezzolla, drejtor i Institutit të Fizikës Teorike në Frankfurt.

Vrima e zezë thith çdo gjë që kalon afër saj, planetë, yje, dritën dhe ajo që duket në fakt është reflektimi i tyre.

Profesori, Heino Falcke, nga Universiteti Radboud në Holandë, i cili ka propozuar kryerjen e këtij eksperimenti, ka thënë se vrima e zezë është gjetur në galaksinë e quajtur M87. “Ajo çfarë kemi parë është më e madhe se gjithë sistemi ynë diellor”, ka thënë ai.

Aureola e ndritshme është shkaktuar nga gazi i mbinxehur që bie në vrimë. Drita është më e fortë se të gjitha miliarda yjet e tjerë në galaktikë të kombinuar, prandaj mund të shihet në një distancë të tillë edhe nga Toka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al