21 Nëntor, 2018

Për herë të dytë, aktori i famshëm ndahet nga bashkëshortja pas 21-vitesh martesë


Pas 21-vitesh martesë, Robert De Niro dhe Grace Hightower i dhanë fund dashurisë së tyre përgjithmonë.

Aktori i famshëm dhe bashkëshortja e tij nuk po jetojnë më bashkë, raportojnë mediat e huaja. Këto të fundit shkruajnë se 75-vjeçari dhe 63-vjeçarja do të bëjnë publike ndarjen e tyre në ditën në vazhdim.

Robert dhe Grace u martuan në vitin 1997 pas më shumë se një dekadë lidhjeje. Ata janë prindër të djalit Elliott, 20 vjeç dhe vajzës Helen Grace, 6 vjeçe.

“Daily Mail” shkruan se kjo nuk është hera e parë që çifti është ndarë. Në vitin 1999, Robert nënshkroi divorcin dhe nisi luftën për kujdestarinë e djalit.

Por më pas ata u pajtuan para se gjërat të shkonin shumë larg. Si pasojë, në nëntor të vitit 2004, Robert De Niro dhe Grace Hightower përsëritën zotimet e tyre në një ceremoni ku morën pjesën personazhet më të njohur botëror.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al