12 Prill, 2023

“Për Bajram një bakllava e keni prej meje”/ Bardhi paralajmëron bashkëpunimin e dytë me Shkurte Gashin


Dy artistë më të dëgjuar të momentit  janë bërë sërish bashkë për të sjellë për fansat e tyre një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për reperin, Bardhi dhe këngëtaren e mirënjohur, Shkurte Gashin, të cilët po punojnë për një këngë të re.

Projektin e ri e bëri me dije Bardhi në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke zbuluar se projekti do të publikohet brenda një kohe të shkurtër.

“Për Bajram një bakllava e keni prej meje dhe Shkurte Gashi”,- ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e postimit.

 

Kujtojmë që Bardhi dhe Shkurte bashkëpunuan në këngën “Mama Mia” që e sollën bashkë me Nora Istrefin që pati një pëlqyeshmeri të madhe në publik duke u bërë kështu edhe ‘hit’.

Projekti i tre artistëve u publikua në korrik të 2022 duke grumbulluar mbi 17 milionë klikime në YuTube deri më tani.

 

Mbetet për tu parë, nëse kënga me Shkurte Gashin do i sjell Bardhit më shumë klikime dhe fansa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al