27 Shtator, 2019

Paskemi dasmë, motra e Almeda Abazit martohet në Kosovë


Ardhja e aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman në Kosovë u përfol shumë në media dhe rrjete sociale. Ai, së bashku me Almedën dhe vogëlushin e tyre, kanë mbërritur ditën e djeshme në Kosovë.

Arsyeja e vizitës ishte bisedimi me ministrin Gashi, për disa projekte filmike mes Kosovës dhe Turqisë. Por mesa duket, kjo nuk është e vetmja arsye e ardhjes së tyre në Kosovë.

Çifti do të rikthehet sërish në Kosovë vitin tjetër. Paska dasmë në familjen e Almedës sepse sipas ‘Prive.al’ martohet motra e saj e vogël Ilda me basketbollistin turko-kosovar Kenan Sipahi. Pra verën e 2020-ës do të kemi një super dasmë kosovaro-turke.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al