20 Janar, 2021

Pasi u shfaq në publik si transgjinore, Caitlyn Jenner tregon se cila nga vajzat e saj e ka mbështetur më shumë mes Kylie-t dhe Kendall


Caitlyn Jenner është e lidhur me të dyja vajzat, por kur i është bërë pyetja “Cilën prej të dyjave preferon më shumë?”, ajo ka zgjedhur Kylie-n.

kylie kendall caitlyn jenner (12)

Kjo sepse ajo është vajza që e kupton më mirë dhe me të cilën ka një marrëdhënie më të ngushtë, shkruan “People”.

kylie kendall caitlyn jenner (8)

71-vjeçarja tha për “The Skinny Confidental Him” se ka shumë gjëra të përbashkëta me Kendall gjithashtu, por ajo tregohet paksa e rezervuar.

kylie kendall caitlyn jenner (7)

Nga ana tjetër, Kylie e pret çdo dy javë Caitlyn për të darkuar në shtëpinë e saj.

kylie kendall caitlyn jenner (6)

Unë darkova mbrëmë në shtëpinë e Kylie-t. Një herë në dy javë unë shkoj atje dhe ajo gjithmonë ka përgatitur ushqime të shkëlqyera.

kylie kendall caitlyn jenner (5)

Kylie dhe unë, askush përreth … Marrim një gotë verë dhe flasim për gjëra. Dhe kështu nga ky këndvështrim, ne jemi shumë më të afërta,”- tregoi Caitlyn.

kylie kendall caitlyn jenner (4)

Pasi deklaroi se ishte transgjinore në vitin 2015, Caitlyn vazhdoi të kritikonte publikisht Kris Jenner, duke pretenduar se ajo kishte qenë në dijeni të dëshirës së saj për tranzicion dhe e “keqtrajtoi” deri në fund të martesës së tyre.

kylie kendall caitlyn jenner (6)

Gjithashtu edhe Kardashians e cilësuan atë si “gënjeshtare” dhe “një person të keq”.

kylie kendall caitlyn jenner (2)

Megjithatë, së fundmi duket se raportet mes tyre janë përmirësuar, pasi edhe gjatë festave të fundvitit të gjithë ishin bashkë.

kylie kendall caitlyn jenner (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al