12 Mars, 2020

Pasi u dënua me 23 vite burg për përdhunim, producenti i Hollywood dërgohet në spital, kishte dhimbje në …


Vetëm disa orë pasi u dënua me 23 vite burg, producenti Harvey Weinstein është dërguar në spital.

67-vjeçari u dërgua në spitalin në Manhattan mbrëmjen e së mërkurës për shkak të dhimbjeve në gjoks.

Vendimi për të dërguar Weinstein në spital u mor nga stafi i burgut Rikers Island për sigurinë e tij.

Producenti u dënua të mërkurën me 23 vite burg për akuzat përdhunim dhe sulm seksual.

Dënimi u bazua në dëshminë e Miriam Haley e cila akuzoi Harvey se e detyroi ti bënte seks oral në vitin 2006 dhe dëshminë e Jessica Mann, e cila tha se producenti e përdhunoi në vitin 2013.

Gjithashtu edhe katër gra të tjera dëshmuan në gjyq.

Weinstein ishte dërguar në spital edhe në muajin shkurt pasi u shpall fajtor për akuzat dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Mjekët në Bellevue i vendosën unazë në zemër dhe më pas producenti u dërgua në spitalin e burgut Rikers Island.

Avokatët e tij kërkuan që të dënohej me 5 vite burg. Sipas tyre një dënim më i madh do ishte një “dënim i përjetshëm” për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al