27 Tetor, 2022

Pasi prezantoi para disa ditësh të dashurin merr fund romanca e Fjolla Morinës?


Fjolla Morina vazhdon të tërheq vëmendje në rrjetet sociale. Këngëtarja disa ditë më parë u kthye në kryefjalë të mediave rozë, pasi publikoi disa foto romantike, duke lënë të kuptohet se është në një romancë të re. Mirëpo së fundmi, një status i saj në Instagram ka trazuar sërish ujëra.

 

Teksa u shpreh se është pafund e lumtur me të dashurin e ri, ky postim i Morinës ka ngjallur dyshime për një prishje të marrëdhënies së saj me partnerin e ri. Fjolla ka thumbuar të gjithë meshkujt, duke nënkuptuar se sot s’ka burra të vërtetë.

Kujtojmë që kjo romancë e Fjollës erdhi pas ndarjes së saj të bujshme me Fisnik Sylën.

Fjolla m ë herët  u shpreh se martesa me biznesmenin ishte gabimi i saj më i madh në jetë, ndërsa Syla nga ana tjetër ka treguar se ajo e ka përdorur vetëm për interes.

Disa ditë më parë, Fisniku ish-bashkëshorti i Fjollës postoi një video në TikTok ku dukej në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë: “E bukur është si ruse.”

Menjëherë pas kësaj biznesmeni konfirmoi lidhjen e re duke u shprehur: “Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al