24 Maj, 2019

Pasi Loredana anuloi koncertet, edhe Mozzik ka një lajm për fansat e tij (FOTO)


Një ditë më parë, reperja Loredana Zefi dha lajmin e hidhur për fansat e saj, pasi kishte vendosur që të anulonte të gjitha koncertet që kishte këtë vit.

Sipas saj, tani nuk është momenti i duhur, duke qenë se ajo është nën hetim pas akuzave të një çifti zviceran se i ka marrë 700 mijë franga nëpërmjet mashtrimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana) on


Por bashkëshorti i saj, reperi i njohur Mozzik ka bërë të kundërtën. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai ka lajmëruar fansat se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re.

Reperi ka publikuar një fotografi të shkëputur nga klipi i ri, dhe u ka kërkuar ndjekësve të tij që të komentojnë “2euro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al