4 Maj, 2021

Pasi konfirmoi lidhjen me Andi Shehun, Fation Kuqari reagon për herë të fundit: Jam i lumtur që edhe mamaja e Melisës e mori vesh që…


Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj, kur kërceu dhe i hodhi fundin që kishte veshur Fation Kuqarit.

melisa lleshi (2)

Dyshja realizoi disa takime të njëpasnjëshme në të cilat flirtuan shumë me njëri-tjetrin.

uy

Mirëpo, pas disa puntatash, Fationi iu kthye kundër “kokëkuqes”, siç ai e quante.

melisa lleshi (4)

Ai doli me deklarata të forta dhe tha se ajo bënte lojë të dyfishtë dhe se kishte lidhje me një nga djemtë në program.

Ndonëse në atë kohë Lleshi i hodhi poshtë këto akuza, rezultoi se fjalët e Fationit ishin të vërteta, sepse pak ditë më parë Melisa dhe Andi Shehu konfirmuan lidhjen e tyre.

melisa lleshi

Gjatë përplasjeve në studio të Fationit me Melisën, 23-vjeçarja shpërtheu në lot dhe e akuzoi ish-konkurrentin se ai ishte shkaku pse nëna nuk i fliste.

melisa lleshi (5)

Nisur nga kjo, Fationi ka reaguar për herë të fundit për lidhjen e saj me Andin.

melisa lleshi (6)

S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu… Për diçka jam i lumtur, që dhe vet mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejt dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën…

Mori vesh që unë s’i kisha faj… Tani sa për çiftin, i uroj shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruante ai në një postim në Instastory.

fation

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al