28 Tetor, 2022

Pasi kompania ‘Addidas’ ndërpreu partneritetin me Kanye West, Khloe Kardashian habit me veprimin e fundit ndaj reperit


Khloe Kardashian është fotografuar së fundmi nga paparacët duke marrë vajzën e saj True Thompson nga klasa e artit. Mirëpo ajo çka ra më së shumti në sy ishte veshja e yllit televiziv e cila kishte veshur me një kostum sportiv gri dhe një palë atlete Yeezy 350 të Kanye West.

Zgjedhja është e çuditshme, pasi distributori i Yeezy Adidas hoqi dorë nga bashkëpunimi me West.

Ndërsa asnjë anëtar i familjes Kardashian-Jenner iu është kundërpërgjigjur reperit për sjelljen e tij, 38-vjeçarja ishte e para që postoi një deklaratë në rrjetet sociale duke ‘dënuar’ postimet e tij.

“Unë mbështes miqtë e mi hebrenj dhe popullin hebre”,  shkroi Kardashian, në llogarinë e saj në  Twitter.

Kim Kardashian, e cila ndan fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm me Ye, ndau deklaratën e saj gjithashtu në Instagram, duke shkruar pjesërisht, “Gjuha e urrejtjes nuk është kurrë në rregull ose e justifikueshme”.

Ajo shtoi: “Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe i bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe retorikës urrejtjeje ndaj tyre që të marrë fund të menjëhershëm.”

Ndërsa familja Kardashian ka lënë të kuptohet se nuk i miratojnë komentet e reperit, duke përfshirë kështu dhe të të famshëm të tjerë – si Josh Gad, Sophia Bush dhe Kat Dennings.

Edhe Harry Styles mund të ketë dërguar një mesazh, duke ndërruar atletet e tij të zakonshme Gucci x Adidas me Vans gjatë një koncerti në fillim të kësaj jave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al