27 Prill, 2021

Pasi i tregoi për jetesën e vështirë, biznesmeni i dhuron punonjëses shtatzënë 1,800 dollarë dhe…


Nuk ndodh shpesh të shohim biznesmenë që mendojnë dhe ndihmojnë punonjës të thjeshtë, por Tami Forbes ishte me fat.

gruaja shtatzene (2)

Ajo është menaxhere e një byrektoreje në kompaninë “Key West Lime Pie”. Pavarësisht se kishte shumë përgjegjësi, ajo fitonte vetëm 300 dollarë në javë, sipas “Goal Cast”.

Tami është nënë e dy binjakëve tetë vjeç dhe është shtatzënë për herë të dytë. Prandaj, asaj i duhej të punonte edhe gjatë fundjavave për të siguruar jetesën.

Mjerisht, situata e saj është shumë e zakonshme. Sipas një artikulli të “Forbes”, në Shtetet e Bashkuara, gratë që marrin 12 javë pushim paguhen për më pak se tetë javë.

Në shfaqjen televizive “CNBC The Profit”, drejtuesi dhe milioneri Marcus Lemonis investon paratë e tij në bizneset që po dështojnë. Gjatë një episodi, ai iu drejtua kompanisë “Key West Lime Pie”.

Kur kamerat u drejtuan te Tami, ajo nisi të tregonte përpjekjet dhe zhgënjimet për të qenë një nënë që punon.

Muaj i parë kur fëmija vjen në jetë është kaq i rëndësishëm dhe duhet të kalohet kohë jo vetëm me të porsalindurin, por edhe me bashkëshortin,”- tha ajo.

E prekur nga historia e saj, Lemonis u takua me Tami-n dhe i tha teksa tregonte barkun e saj të rrumbullakosur: “Kjo është më e rëndësishme se çdo byrek që duhet të bësh“.

Ai i dhuroi asaj 6 muaj pagë, së bashku me një ngritje në detyrë. Forbes do të kthehet nga leja e lindjes si drejtuese e biznesit dhe do të fitojë 1,000 dollarë në javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al